Site icon Telegrafi

Brenda dy ditësh, Eddie Hearn bën të ditur kundërshtarin e ardhshëm të Joshuas

(Foto: Getty Images)

Meçi i ardhshëm i Anthony Joshuas pritet të bëhet i ditur nga promovuesi Eddie Hearn brenda dy ditëve.

Kampioni i botës në WBO, WBA dhe IBF pritet të përballet me sfiduesin e detyrueshëm, Alexander Povetkin, në një duel që do të zhvillohet në muajin shtator në Wembley, Twickenham apo në Old Trafford.

Në ndërkohë, qe një kohë të gjatë po flitet për duelin e madh kundër kampionit të WBC, Deontay Wilder, i cili është paralajmëruar se mund të zhvillohet po ashtu gjatë këtij viti.

Alexander Povetkin (Foto: Getty Images)

Mirëpo, gjasat janë të mëdha që ky supermeç të caktohet për muajin shkurt të vitit 2019 në Principality Stadium në Cardiff.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Anthony Joshua

Promovuesi Eddie Hearn është në pushime me familjen e tij, pasi të premten e ka festuar ditëlindjen e 39-të.

Prandaj porsa të kthehet nga pushimet pritet ta bëjë të ditur kundërshtarin dhe datën e duelit të Joshuas.

“Marrëveshja për Povetkin është thuajse e mbaruar, është shumë pranë. Ajo me Wilder është akoma larg, por me të jemi në bisedime cdo ditë. Pritet që ta arrijmë edhe ta marrëveshje”.

Deontay Wilder (Foto: Getty Images)

“Joshua do të dëshironte të duelojë në shtator. meçi ndaj Wilder nuk pritet të ndodhë në shtator, sidomos për shkak të përballjes ndaj Canelo Alvarez”.

“Nëse Joshua përballet me Wilderin në duelin e ardhshëm, atëherë do të jetë në tetor ose nëntor në Mbretërinë e Bashkuar. Nëse përballet me Povetkin, atëherë do të jetë në shtator”.

“Do të jetë ose në fillim Povetkin pastaj Wilder, ose Wilder pastaj Povetkin. Por, nëse është fillimisht Povetkin, atëherë meçi ndaj Wilder do të nënshkruhet para se të ndodhë dueli (ndaj Povetkin)”, ka treguar Hearn. /Telegrafi/

Exit mobile version