Çifti i njohur, Kim Kardashian dhe Kanye West, flitet se do të divorcohen.
Dyshja, të cilët ndajnë katër fëmijë, dashurinë me martesë e kurorëzuan në vitin 2014, shkruan Mirror.
Por, pas disa krisjeve në marrëdhënien e tyre, në faqet rozë janë hedhur spekulime se ata së shpejti do të ndalen.
Sidoqoftë kësaj, palët së bashku posedojnë 2.1 miliardë dollarë, të cilat do të duhet t’i ndajnë me njëri-tjetrin.
Rezidenca 61 milionë dollarëshe në Los Angeles
Kim dhe Kanye në mesin e shumë rezidencave, posedojnë një në Calabasas në Los Angeles.
Pas disa renovimeve që bënë, në vitin 2017, dyshja vendosën që me fëmijët të zhvendoseshin në vendin e ëndrrave.
Prona në Wyoming me vlerë prej 28 milionë dollarëshe
Prona në Wyoming, me vlerë prej 28 milionë dollarë, Kim dhe Kanye e shfrytëzojnë më shumë për pushime.
Përpos shtëpive, restoranteve, ata kanë edhe një pistë për kuaj, pasi që të dy janë të fiksuar me kalërim.
Makinat në vlerë prej 3.8 milionë dollarë
Padyshim që çifti posedojnë vetura të tipeve më të reja, shuma e të cilave arrin miliona.
Lamborghini, Merceses e shumë firma të tjera që ata kanë, arrin shumën prej 3.8 milionë dollarë.
Pasurie e Kim – 950 milionë dollarë
Kardashian është botërisht e njohur për pasurinë e përgjithshme që ka, së fundmi arritur edhe përmes biznesit të saj.
Duke u bazuar në raportimet e Fores, bukuroshja brune gjithsej posedon pasurinë prej 950 milionë dollarë.
Biznesi i Kanye ‘Yeezy’ – 126 milionë dollarë
Sërish sipas Forbes, reperi i njohur ka pasuri prej 126 milionë dollarë.
Përpos përfitimeve nga prodhimet muzikore, ai një shumë të majme ka arritur edhe përmes biznesit të të mbathurave ‘Yeezy’.
Unaza e diamantit prej 3 milionë dollarë
West padyshim që kur i propozoi yllit të Keeping Up With The Kardashians, shpenzoi rreth tre milionë dollarë.
Kjo erdhi pasi ai bleu një unazë diamanti, e cila nëse dyshja ndahet, do të përfitojnë që të dy nga unaza. /Telegrafi/