Telegrafi

Brenda ditëlindjes së Bleros, momentet kur Afrona dhe miqtë befasojnë këngëtarin (Video)

Këngëtari i njohur Blero ka festuar mbrëmë (e mërkurë) ditëlindjen e tij të 39-të.

Në po të njëjtën datë, ai solli edhe projektin e tij më të ri për këtë verë, baladën “Ndale”.

Lexo po ashtu Blero publikon këngën e re "Ndale", në ditëlindjen e tij (Video)

Mes të afërmish dhe miqsh, këngëtari kishte organizuar një festë, e cila kishte rezervuar njëkohësisht edhe shumë befasi për të.

Një tortë e madhe me qirinj ishte përgatitur për Bleron, kafshatën e parë të së cilës pas prerjes, e mori nga e dashura e tij Afrona.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në rrjetet sociale janë publikuar disa video të cilat shfaqin më së miri atmosferën e krijuar në ceremoninë e ditëlindjes së këngëtarit.

Që nga momenti i prerjes së tortës, e deri tek vallëzimi me miqtë, mund t’i ndiqni në video e mëposhtme. /Telegrafi/