Pothuajse të gjitha trupat e zhvarrosur nga varrezat masive në qytetin e çliruar Izyum, kanë shenja të dukshme të torturës, përfshirë kastrimin e dhunshëm, pretendojnë hetuesit ukrainas.
Zëvendësiministri i Punëve të Brendshme i Ukrainës, Yevheny Yenin, ka folur për të gjitha metodat e torturimit që janë aplikuar mbi viktimat.
“Këtu përfshihet thyerja e brinjëve dhe kafkës, burrat me duar të lidhura, me nofulla të thyera dhe organe të prera gjenitale”, shtoi Yenin, transmeton Telegrafi.
Zëvendësministri që më parë kishte ushtruar funksionin e Kryeprokurorit të Shtetit në Ukrainë, ka bërë të ditur 146 trupat e zhvarrosur nga varreza masive ishin gjetur në vetëm një lokacion, ndërsa varreza tjera masive në Izyum dyshohet se ka me qindra.
Këto komente vijnë në kohën kur kreu i policisë në rajonin e Kharkivit, Sergey Bolvinov shpërndau fotografitë nga stacioni i policisë në Izyum, ku pretendohet se ishte shndërruar në qendër torture nga okupatorët rusë.
Ekipi i hetuesve të forenzikës kanë dalë në terren për të mbledhur prova mbi pretendimet për torturë, pasi hasën në to në trupat e shumë civilëve që u zhvarrosën nga varreza masive.
Shumica prej tyre kishin pasur duart e lidhur me kabllo dhe ishin torturuar me mjete të ndryshme elektrike, siç e kanë dëshmuar edhe testet mjekësore.
Oleg Synehubov, guvernator i rajonit të Kharkivit, ka konfirmuar pretendimet e Yeninit – duke shtuar se në mesin e trupave të zhvarrosur ishin edhe të dy fëmijëve.
“Disa prej të vdekurve kishin shenja të dhunës. Kishte kufoma me duar të lidhura dhe gjurmë torture. Tek të vrarët janë gjetur edhe mjete shpërthyese, shrapnel e plagë nga therja me thikë”, shtoi guvernatori gjatë një postimi në Telegram.
Afro 450 varreza masive janë zbuluar në Izyum dhe në rrethinë, ka bërë të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili publikoi imazhet e ekspertëve të forenzikës që janë veshur me rroba të bardha mbrojtëse dhe dorezave – duke u munduar të identifikojnë kufomat.
E Bolvinov bëri të ditur se shumica e kufomave ishin civilë. Imazhet e publikuara nga drejtori i policisë, shfaq qelitë brenda stacionit të policisë në Izyum, që ishin shndërruar në dhoma torture nga forcat ruse.
“Hetuesit po analizojnë listën e të burgosurve që ishin mbajtur peng nga pushtuesit, dhe brenda këtyre qelive kishte mjete të ndryshme për t’i torturuar”, ka shtuar Bolvinov.
“Janë gjetur kabllo elektrike… Secila qeli ku ishin mbajtur civilët do të studiohen mirë – mostrat e ADN-së dhe ato të gjurmëve të gishtërinjve, janë marrë dhe po analizohen si prova për procese gjyqësore”, tha ndër tjera ai.
Sipas zyrtarit ukrainas, njerëzit janë mbajtur në errësirë në qelitë në bodrum – duke mos i lejuar të shohin dritën për javë e muaj, duke mos e ditur saktësisht se çfarë kërkonin pushtuesit nga ta.
Në anën tjetër, autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për raportime të rreme për kinse varreza masive në rrethinën e Izyumit.
“Këto janë gënjeshtra”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se Moska do t’i qëndrojë përballë të vërtetës në këtë rrëfim.
Këto nuk janë tentimet e para të Kremlinit që të heqin përgjegjësinë nga vetja për krimet e kryera në Izyum dhe vende tjera, ku qindra civilë janë masakruar siç ishte rasti i Buchas. /Telegrafi/
Russian chamber of torture in Izyum. Figures on the doors show how many prisoners were kept here during occupation (normally 4). One was VIP cell with only one military captive (cell #6). I found Ukrainian Army hat in it. pic.twitter.com/Pfix15VaZV
— Taras Berezovets (@TarasBerezovets) September 19, 2022