Telegrafi

Brenda burgut rus në Kherson, aty ku vajzat dhe gratë ukrainase përdhunoheshin e meshkujt torturoheshin e vriteshin

Britmat e grave ukrainase që goditeshin me elektroshok dhe përdhunoheshin nga ushtarët rusë, janë disa prej gjërave që e karakterizojnë një burg rus në Kherson.

E një prej atyre personave që ishin dëshmitarë të këtij terrori, është Valeri i cili është torturuar në forma të ndryshme dhe rrahur derisa ka humbur vetëdijen, transmeton Telegrafi.

Ai thotë se burgu që dikur menaxhohej nga rusët në qytetin e Khersonit që së fundmi u çlirua nga ukrainasit, njihej për përdhunimin e vajzave dhe grave ukrainase dhe rrahjen e vrasjen e burrave.

Më shumë së 180 të burgosur ishin futur në 20 qelitë e katit të dytë të këtij burgu, e ata që i mbijetuan më të keqes thonë se kishte grafitë me mbishkrimin “Zelensky, po vijmë”.

Ata zbriteshin nga kati i dytë dhe torturoheshin me orë të tëra nga ushtarët rusë. Goditeshin me elektroshok, ua prisnin gjymtyrët me thika e madje i detyronin të pinin ujë me kova.

E në mesin e atyre që të gjitha këto i përjetoi është edhe Valerii, një biznesmen që u torturuar brenda burgut të Khersonit.

Madje theksoi se akoma i dëgjon britmat e bashkëkombësve të tij që torturoheshin çdo ditë nga rusët.

Gjatë një interviste dhënë për Sky News, Valerii tha se vazhdimisht janë torturuar dhe goditur me elektroshok. Janë ngufatur duke ua mbushur gojën me ujë. /Telegrafi/