Një video e publikuar nga faqja Operativno_ZSU tregon atë se çfarë ndodh prapa skenave të operatorëve të dronëve në Ukrainë.
Ukraina kryen vazhdimisht sulme përmes dronëve duke goditur caqet ruse në vijën e frontit të luftimeve dhe më gjerë, transmeton Telegrafi.
Ata gjithashtu përmes dronëve zbulojnë pozicionet e rusëve ku më pas japin sinjalin për të goditur ata me predha dhe artileri.
?? Українські оператори дронів — The BEST ??https://t.co/7afzWKQabH pic.twitter.com/hvi0CioDNA
— Оперативний ЗСУ (@operativno_ZSU) April 10, 2023
Në video shihet njëri prej ushtarëve ukrainas që fillon montimin e një droni, dhe me konzolën e tij e kontrollon fluturimin e pajisjes. Ai përpos që kontrollon dronin me një pajisje të avancuar ai mund sheh gjithçka që droni incizon.
Brenda një bodrumi ku operon ai dhe ushtarë të tjerë gjenden edhe pajisje të tjera sikurse laptopë dhe telefona të mençur.
Njëri prej ushtarëve si dhe të tjerë po i bënin gati dronët dhe po i çonin në zonën e luftimeve.
Në disa pamje janë edhe bombardimet e shumta që po i bëheshin rusëve në fushë të hapur me sa duket pas dhënies së sinjaleve për pozicionet e tyre. /Telegrafi/