Orinda dhe Turi i dhanë fund beqarisë në 7 korrik të këtij viti.
Dasma e tyre ishte ndër më të komentuarat e showbiz-it dhe ndër më të bukurat gjithashtu.
Por sot për Tirana Post bukuroshja e ekranit ka treguar disa nga qoshkat e shtëpisë së saj.
Ajo ka treguar se ka një ambient shumë të madh ndenjeje me nje kënd super gjigand.
“Sepse gjithmonë kemi pasur të njëjtin problem në shtëpitë e prindërve apo edhe në shtëpitë e tjera ku kemi jetuar bashkë: Nuk qëndronim dot shtrirë nga i njëjti krah, sepse s’kishte hapësirë mjaftueshëm. Kështu që investuam në një divan të bollshëm dhe të rehatshëm për të mos goditur më njëri-tjetrin me shkelma.”, ka thënë Orinda.
Ajo ka treguar se këndi i saj i preferuar është kuzhina, aty ku gatuan pjatat e shijshme për bashkëshortin e saj.
Por sa kohë iu desh atyre ta arredonin këtë shtëpi gjigande: “Kam vetëm një këshillë: shtëpia juaj kushton 3- fish më shtrenjtë dhe kërkon më shumë kohë nëse merrni arkitekt. Më mirë se e bëni ju, nuk di e nuk e bën askush”, ka thënë moderatorja.
Dhe si gjithnjë ajo nuk ka ngurruar të flasë edhe për pjesëtarët e rinj që do t’i bekojnë në të ardhmen:
“Besoj që planet e Perëndisë nuk i ndryshon dot njeri, kështu që të dy duam shumë të kemi një familje të madhe. Uroj që të bekohemi.”, ka përfunduar Orinda. /revistawho.com/