Telegrafi

Brenda ambienteve luksoze të lokalit më të ri të reperit Noizy (Foto)

Reperi i njohur Noizy ka tash e sa kohë që përveç muzikës, merret edhe me biznes.

Ai ka të hapur dy lokale “shisha bar”, ndërsa së shpejti ka treguar se do të hapë një lokal të ri.

Reperi ka ndarë me fansat në rrjetet sociale, imazhet nga ambienti i brendshëm i lokalit më të ri të tij.

Nga pamjet, vërehet se bëhet fjalë për një lokal luksoz, i cili është rregulluar bukur dhe me shije.

Ndryshe, Noizy vazhdon të jetë shumë aktiv në muzikës, dhe vetëm pak kohë më parë solli bashkëpunimin me rap-artistin Ledri Vula, këngën “Si dje si sot”, e cila u prit mirë nga fansat e dyshes.

Muajt në vazhdim pritet ta gjejnë reperin me një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/

Brenda ambienteve luksoze të lokalit më të ri të reperit Noizy. Burimi i fotos: InstaStory