Telegrafi

Brenda 24-orëve shqiptohen 923 tiketa trafiku

Foto: Ilustrim

923 tiketa të trafikut janë shqiptuar gjatë 24-orëve të kaluara nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 32 aksidente, prej të cilave 5 janë të lënduar dhe të tjerë me pa të lënduar.

Gjithashtu, janë bërë 13 arrestime, prej të cilave 7 janë dërguar në mbajtje, 3 në vuajtje të dënimit dhe të tjerët janë liruar me procedurë të rregullt. /Telegrafi/