Rastet e dhunës në familje në vendin tonë janë bërë të shpeshta. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të tilla vetëm në rajonin e Prishtinës.
“Viktima femër K-Shqiptare njofton se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar .Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti duke u hetuar nga njësitë relavante”, thuhet në raportin e policisë.
Në rastin e dytë një person është arrestuar pasi ka bërë presion të vazhdueshëm ndaj viktimës femër K-Shqiptare.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet, rasti në procedurë të rregullt.
Kurse në rastin tjetër i dyshuari mashkull është arrestuar pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër K/Shqiptare.
Viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore, ndërsa është informuar mbrojtësi i viktimave dhe QPS-ja.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/