Gleison Bremer ka mbërritur në spitalin J-Medical këtë mëngjes teksa po përgatitet të përfundojë një lëvizje te Juventusi.
Bianconerët ranë dakord për një marrëveshje totale prej 50 milionë eurosh dje (e martë) me Torinon.
Kështu, Zonja e Vjetër thuhet se mposhti përfundimisht Interin e interesuar për nënshkrimin e Bremer, i cili vjen si pasues i Matthijs de Ligt, që përfundoi kalimin te Bayern Munichu.
Bremer ishte një nga mbrojtësit më të mirë në Itali sezonin e kaluar dhe dukej i destinuar të bënte kërcimin në një klub të lartë këtë verë.
Bremer 📸 pic.twitter.com/BDiKkmUp3k
— JuventusFC (@juventusfc) July 20, 2022
Braziliani do të kryejë testet mjekësore me Juventusin sot dhe, duke supozuar se gjithçka shkon sipas planit, ai do të nënshkruaj një kontratë pesëvjeçare.
Lojtari thuhet se do të fitojë rreth pesë milionë euro neto pagë vjetore. /Telegrafi/
L’arrivo di Gleison Bremer al J Medical 👀 pic.twitter.com/J4sxPz8cpn
— JuventusFC (@juventusfc) July 20, 2022