Këngëtarja Enca Haxhia ka konfirmuar se kënga e re në bashkëpunim me reperin Don Xhoni do të publikohet këtë javë.
Lajmin e ka ndarë me fansat në Instagram, ndërsa ka publikuar një fotografi atraktive në bikini.
Imazhi në fjalë e shfaq artisten në formë të mrekullueshme e me stil flokësh të veçantë.
“Të mërkurën ora 17:00, Break Down ft Don Xhoni”, ka shkruar ajo.
Reagimet e ndjekësve kanë qenë të menjëhershme dhe siç shihet fansat mezi po presin për këtë prurje muzikore.
Ky është bashkëpunimi i parë i dyshes i cili besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku.
Reperi nga Kosova, Don Xhoni përndryshe u bë i njohur në karantinë pas pjesëmarrjes së tij në emisionin “Gjoni Black”. /Telegrafi/