Telegrafi

“Break My Heart” është kënga e tretë e Dua Lipës që zë vendin e parë në US Pop Radio

Dua Lipa (Foto: Instagram/dualipa)

Kënga “Break My Heart” e Dua Lipës është ngjitur në pozitën e parë në top listën e 40 këngëve më të dëgjuara në US Pop Radio.

Duke qenë e treta në renditje të albumit “Future Nostalgia”, kjo këngë është ngjitur në krye të listës së muzikës pop të Mediabase.

Në këtë mënyrë, “Break My Heart” ndjek suksesin e “New Rules” dhe “Don’t Start Now”, duke u bërë kënga e tretë në karrierën e Duas që zë vendin e parë në këtë top-listë.

“Watermelon Sugar” e Harry Styles është zhvendosur në pozitën e dytë, ndërsa në vend të tretë ndodhet “Blinding Lights” nga The Weeknd.

Top-pesëshen e përmbyllin SAINt JHN me “Roses” dhe Trevor Daniel me “Falling”. /Telegrafi/