Site icon Telegrafi

Brazili bëhet vendi i dytë në botë me më së shumti raste me coronavirus

Me regjistrimin e 20,803 infeksioneve të reja brenda një dite, Brazili u bë vendi i dytë në botë, me më së shumti të prekur nga pandemia.

Deri më tani, më i prekur është São Paulo, ku jetojnë 46 milionë njerëz që ka regjistruar 76,871 raste dhe 5,773 vdekje, të cilat përfaqësojnë gati 30 për qind të të gjitha vdekjeve në vend, transmeton Telegrafi.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 672,770 raste të reja infeksioni dhe më shumë se 37 mijë viktima, në të 34 shtetet e Amerikës Latine.

Peruja ka regjistruar 111,698 të infektuar dhe 3,244 viktima, Kili (61,857 dhe 630), Meksika (59.567 dhe 6,510), Ekuadori (35.828 dhe 3.056), Kolumbia (18.330 dhe 652), Republika Dominikane (13.989 dhe 456), Panama (10.116 dhe 291), Argjentina (10.649 dhe 433) dhe Bolivia (5.187 dhe 215).

Shtetet e Bashkuara prijnë me më së shumti të infektuar me coronavirus, numri i të cilëve ka arritur në 1.64 milionë, derisa Rusia numëron mbi 330 mijë të infektuar.

Bazuar në të dhënat e Worldometers, numri i përgjithshëm i përsonave të sëmurë me coronavirus në mbarë boten, arrin në 5,523,639. /Telegrafi/

Exit mobile version