Site icon Telegrafi

“Bravo për këtë qen, i mjerë” familjarët e Marigona Osmanit mirëpresin vendimin për burg të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit.

Në momentin kur gjykatësi shpalli vendimin për Krivaqën, familjarët e Osmanit mirëpriten vendimin me duartrokitje ndërsa deklaruan “Bravo për këtë qen, i mjerë”, transmeton Telegrafi.

Nëna e Marigona Osmanit po ashtu duke dalë nga seanca, iu drejtua Krivaçës duke i thënë “Ishalla kurrë dritë nuk sheh, ma ke mbytë vajzën 18 vjeç”.

Lexo po ashtu Vrasja e Marigona Osmanit – Dardan Krivaça dënohet me burgim të përjetshëm, Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim

Për vrasjen e Marigona Osmanit, u dënua edhe Arbër Sejdiu  me 15 vjet burgim. /Telegrafi/

Exit mobile version