Një grup ushtarakësh maqedonas të quajtur ”Branitella”, kanë reaguar ndaj liderit të opozitës, Zoran Zaev, në lidhje me dygjuhësinë në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Pa një gram ndërgjegje dhe turpi, i shkeli viktimat e vitit 2001, që i mbrojtën intersat e shtetit. Ne si ”Branitella” çdo herë kemi qenë në mbrojte të atdheut, i kemi mbrojtur dhe do t’i mbrojmë unitaritetin dhe sovranitetin e Republikës së Maqedonisë. Këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë, sidomos njerëzit e LSDM-së, që kanë plan për federalizim dhe dygjuhëësi në Maqedoni,” thonë këta Branitella.
Sipas tyre, Zaevi dhe LSDM-ja duan që të arrijnë në pushtet dhe ta ridefinojnë shtetin./Telegrafi/