Telegrafi

Braktisi foshnjën e porsalindur në Tiranë, dëshmia e nënës: E fsheha shtatzaninë sepse jam e pamartuar, kisha frikë nga opinioni

Policia ka caktuar urdhër arresti për nënën 30 vjeçare që akuzohet për braktisjen e foshnjës së porsalindur që u gjet në një bodrum të një pallati në zonën në Yzberisht në Tiranë.

Ajo do të akomodohet tek blloku i sigurisë sapo të dalë nga spitali ku po merrte ndihmë mjekësore. Në dëshminë e dhënë, nëna 30 vjeçare ka deklaruar se e kishte fshehur shtatzaninë pasi nuk ishte martuar dhe kishte frikë nga familjarët dhe opinioni i shoqërisë.

Ndërkohë, foshnja e gjinisë mashkull që u gjet dje (8 nëntor) në një bodrum të një pallati në Yzberisht, vijon të jetë në gjendje shumë rëndë në në Maternitetin “Koço Gliozheni”.

Lexo po ashtu U gjet dje i braktisur në një bodrum në Tiranë, foshnja e porsalindur vijon të jetë në gjendje të rëndë

Pavarësisht përpjekjeve që vijojnë prej ditës së djeshme, gjendja e vogëlushit nuk ka paraqitur asnje përmirësim si pasojë e hemoragjisë pulmonare dhe hipotermi.

Bebja ka shkuar pa shenja jete në spital, por ka ardhur në jetë pasi u fut në reanimacion intensiv dhe masazhit kardiak.

Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, shkak i kësaj gjendje të foshnjës është bërë lindja e tij në kushte të pa përshtatshme. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Ndalohet nga policia nëna që braktisi foshnjën në garazhin e pallatit