Policia ka caktuar urdhër arresti për nënën 30 vjeçare që akuzohet për braktisjen e foshnjës së porsalindur që u gjet në një bodrum të një pallati në zonën në Yzberisht në Tiranë.
Ajo do të akomodohet tek blloku i sigurisë sapo të dalë nga spitali ku po merrte ndihmë mjekësore. Në dëshminë e dhënë, nëna 30 vjeçare ka deklaruar se e kishte fshehur shtatzaninë pasi nuk ishte martuar dhe kishte frikë nga familjarët dhe opinioni i shoqërisë.
Ndërkohë, foshnja e gjinisë mashkull që u gjet dje (8 nëntor) në një bodrum të një pallati në Yzberisht, vijon të jetë në gjendje shumë rëndë në në Maternitetin “Koço Gliozheni”.
Pavarësisht përpjekjeve që vijojnë prej ditës së djeshme, gjendja e vogëlushit nuk ka paraqitur asnje përmirësim si pasojë e hemoragjisë pulmonare dhe hipotermi.
Bebja ka shkuar pa shenja jete në spital, por ka ardhur në jetë pasi u fut në reanimacion intensiv dhe masazhit kardiak.
Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, shkak i kësaj gjendje të foshnjës është bërë lindja e tij në kushte të pa përshtatshme. /Telegrafi/