Një grua është arrestuar nën dyshimin se me vet-dëshirë i ka braktisur fëmijët e saj dhe ka kërkuar që fëmijët t’i dërgojë te ish bashkëshorti i saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosoëvs, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:20, në Hajvali.
Po ashtu sipas raportit, rasti është cilësuar si “keqtrajtim apo braktisja e fëmijës”.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta me vet-dëshirë i ka braktisur fëmijët e saj dhe e njëjta ka kërkuar që fëmijët t’i dërgojë te ish bashkëshorti i saj”, thuhet në raport.
Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/