Martin Braithwaite ishte njëri nga lojtarët e fundit që iu bashkua Barcelonës në muajin shkurt.
Sulmuesi danez u transferua në Camp Nou nga Leganes, pasi Barcelona shfrytëzoi një nen të La Ligas për të transferuar një sulmues pas lëndimeve të shumta.
Gjithsesi danezi duket se nuk do të vazhdoj qëndrimin e mëtutjeshëm në Camp Nou, pasi pritet largimi i tij gjatë afatit kalimtar veror.
E ardhmja e sulmuesit pritet të jetë përsëri në kampionatin anglez, Ligën Premier, ku më parë kishte luajtur për Middlesbrough.
Mundo Deportivo ka raportuar se Barcelona e ka nxjerr në shitje lojtarin dhe kërkon 20 milionë euro për ta lënë të lirë.
29-vjeçari po kërkohet nga West Ham United dhe Everton, pasi dy skuadrat besojnë në përvojën e tij ku lojtari edhe më parë ka luajtur në futbollin anglez.
Reprezentuesi danez ka zhvilluar 11 takime me Barcelonën ku ka shënuar një gol dhe ka bërë tre asistime. /Telegrafi/