Site icon Telegrafi

Braithwaite i lumtur me debutimin te Barcelona, ka edhe disa fjalë për Messin

Nënshkrimi i ri i Barcelonës, Martin Braithwaite ka folur për kënaqësinë e tij në debutimin e bërë me klubin katalunas në fitoren 5-0 ndaj Eibarit.

Reprezentuesi danez përfundoi transferimin e tij prej 18 milionë eurosh dy ditë para ndeshjes së zhvilluar sot (e shtunë) në Camp Nou.

Sidoqoftë, ai ishte i kënaqur që luajti disa minuta në fitoren e Barcelonës ndaj Eibarit, pasi hyri si zëvendësues në vend të Antoine Griezmann.

Lexo po ashtu Barcelona demolon Eibarin, Messi me “poker golash” paralajmëron Realin para El Clasicos

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu në Barcelona”, ka thënë fillimisht Braithwaite për Marca pas ndeshjes.

“Ndihesha mirë që luajta, që u rrethova nga lojtarë fantastikë dhe ndihmova ekipin”.

“Messi është përpjekur të më bëjë të ndihem rehat që kur arrita, dhe ai më uroi për performancën time”.

“Unë bëra shaka me ekipin para ndeshjes dhe tani nuk do t’i laj rrobat pasi ai [Messi] më përqafoi në fund të lojës”, përfundoi danezi.

Lexo po ashtu Barcelona 5-0 Eibar, notat e lojtarëve – Messi me notë maksimale

Braithwaite nuk do të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Napolin, pasi ai nuk ka mundur të regjistrohet në listë.

Sidoqoftë, ai do të kthehet në veprim për përplasjen ndaj Real Madridit në El Clasicon e 1 marsit. /Telegrafi/

Exit mobile version