Revista amerikane Forbs pretendon se autoblinda amerikane M-2A2 Bradley që Shtetet e Bashkuara ia dhanë Kievit, është mjeti më i mirë i blinduar i këmbësorisë që e posedon ushtria ukrainase në luftën dyvjetore kundër Rusisë.
Kjo thuhet se është për shkak të mbrojtjes së duhur që e ofron, optikës dhe fuqisë së zjarrit që zotëron Bradley, transmeton Telegrafi.
Ky mjet luftarak i këmbësorisë amerikane për dhjetë persona, peshon 30 tonelata, është i mbrojtur nga çeliku dhe alumini dhe mund t’i rezistojë plumbave blindëshpues të kalibrit 300 mm.
Pra ka sistem të mbrojtjes shumë më të avancuar sesa mjetet e blinduara ruse BMP-2 dhe BMP-3. BMP-2 mund t’i rezistojë plumbave blindëshpues të kalibrit 23 mm vetëm në pjesën frontale.
Në profilin OSINTtechnical në rrjetin social X, është shfaqur videoja e një beteje mes Bradley dhe BMP-2 ruse.
Kjo betejë mes dy mjeteve të blinduara u zhvillua në një distancë prej pak metrash larg njëra-tjetrës. Videoja është filmuar në Stepova në Avdiivka në rajonin e Donetsakut.
Brandley iu nevojitën pak sekonda që nga breshëria e plumbave 25 mm të mitralozit Bushmaster, të shkatërrohet mjeti luftarak rus. /Telegrafi/
Stepove, a Ukrainian M2A2 Bradley IFV tears into a Russian BMP-2 at close range with 25mm Bushmaster chaingun fire. pic.twitter.com/S4KDJUEsMb
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) January 16, 2024