Site icon Telegrafi

Brad Pitt nuk beson në Zot

Aktori Brad Pitt ka zbuluar se është ateist, pasi ka mohuar edukimin e rreptë të krishterimit.

51-vjeçari është rritur në një familje fetare dhe ka treguar se vazhdimisht e kanë udhëzuar se çfarë duhej dhe nuk duhej të bënte në jetë, derisa babanë e tij e ka përshkruar si “shumë, shumë të vështirë”.

Tash, ai ia ka kthyer shpinën besimit dhe e ka përshkruar veten si një ateist.

“Babai mund të ishte i butë. Por të afërmit më thoshin se çfarë duhej të bëja. Ai e kishte vëmendjen te integriteti dhe shpesh më tregonte për ato se çfarë bëjmë tani”, ka thënë Pitt për Telegraph Magazine, transmeton koha.net.

Si një baba i gjashtë fëmijëve, Pitt ka thënë se ka një disiplinë tjetër për djemtë dhe vajzat e tij.

“Jam i disiplinuar me djemtë. Vajzat nuk bëjnë gabime prandaj me ato nuk jam i tillë. Unë e ndjej se puna ime është t’i ndihmoj ata që të gjejnë se çfarë duan të bëjnë në jetën e tyre”, është shprehur aktori. /Telegrafi/

Exit mobile version