Site icon Telegrafi

Brad Pitt i rikthehet marihuanës

Aktori Brad Pitt i është rikthyer zakonit të vjetër.

Sipas mediave amerikane, ai ka nisur të tymosë sërish marihuanë, transmeton Telegrafi.

Në deklarata të ndryshme aktori kishte thënë se nuk është përdorues i drogave por marihuana bën përjashtim, por edhe prej saj kishte hequr dorë prej shumë vitesh, pasi Angelina kishte kërkuar një gjë të tillë.

Stresi që i krijojnë angazhimet e shumta në profesion dhe familje, thuhet të kenë qenë arsyet që ylli hollivudian të tymos sërish, madje duke krijuar edhe një ambient enkas larg syrit të fëmijëve. /Telegrafi/

Exit mobile version