Telegrafi

BQK liron tarifat e sigurimit kufitar për bashkatdhetarë: Ja sa do të kushtojnë tani e tutje ato!

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, më datë 18 qershor 2015, ka marrë vendimin për uljen e tarifave të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë.

Ulja e tarifave të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë do të aplikohet për të gjitha kategoritë e mjeteve motorike. Tarifat për kategorinë e “auto veturave”, që kryesisht kanë ndikim te bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë, do të jenë:

• Zbritje prej 50% për policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 15 ditëve, e cila tani do të kushtojë 15 euro.

• Zbritje prej 51% për policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej një muaj, e cila tani do të kushtojë 20 euro.

• Zbritje prej 49% për policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej dy muaj, e cila tani do të kushtojë 35 euro.

Pra, mesatarja e zbritjes së tarifave të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë për kategorinë e “auto veturave” me afat qëndrimi në Republikën e Kosovës me kohëzgjatje nga 15 ditë deri në dy muaj është 50%.

Aplikimi i këtyre tarifave hyn në fuqi me datë 1 korrik 2015. /Telegrafi/