Telegrafi

BPV në Kosovë mbi pesë miliardë euro

Bruto Produkti Vendor (BPV) për vitin 2013 në Kosovë është pesë miliardë e 326 milionë euro, derisa në vitin 2008 ishte tre miliardë e 882 milionë euro.

Norma reale e rritjes së BPV në Kosovë ishte 3.4 për qind në vitin 2013.

Këto të dhëna janë publikuar të premten gjatë një konference për media të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave të Agjencisë, BPV për kokë banori për vitin 2013 arriti në dymijë e 935 euro, derisa për vitin 2008 ishte dymijë e 258 euro.

Bruto Produkti Vendor është treguesi kryesor dhe më i rëndësishëm makroekonomik në Sistemin e Llogarive Kombëtare, i cili paraqet rezultatet finale të prodhimit në të gjitha aktivitetet e njësive prodhuese rezidente.

Bruto-Produktit Vendor është llogaritur, sipas tri elementeve, qasja e prodhimit, qasja e shpenzimeve dhe qasja e të ardhurave në Republikën e Kosovës.