Site icon Telegrafi

Bozhinovski njofton kundër padi për Rashkovskin

Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë, Kiril Bozhinovski, ka reaguar në lidhje me akuzën nga ana e sekretarit të qeverisë aktuale, Dragi Rashkovski, për të cilën ka thënë se deklarata e tij është e pabazë, se shumë punonjës kanë marrë rroga pa shkuar në punë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu ”78 zyrtarë shtetëror kanë marrë rroga pa shkuar në punë” (Dokument)

Ai shtoi se nga viti 2010 deri në 2017, profesionalisht, me ndershmëri dhe me përkushtim ka kryer punën si Sekretar i Përgjithshëm, duke respektuar të gjitha procedurat dhe praktikat e përcaktuara.

”Për çdo punonjës ishte ndarë vend pune të përshtatshëm dhe çdo punonjës ka kryer detyrat në Sekretariatin e Përgjithshëm, apo në çdo institucion tjetër ku punonjësi është udhëzuar për të kryer detyrat. I paqartë është Dragi Rashkovski që të më kërcënojë se do ngrejë një lloj ankese penale, sepse kam paguar pagat për këta njerëz, kur edhe atij vetë si ata persona të njëjtë i është paguar paga për muajt maj, qershor dhe korrik.

Plotësisht dhe fuqishëm kundërshtojë akuzat e tanishme të Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë dhe shpallë procedurë të duhur gjyqësore për të mbrojtur reputacionin tim dhe reputacionin e të gjithë punonjësve të Sekretariatit të Përgjithshëm”, ka deklaruar Bozhinovski.

Lexo po ashtu Padi penale kundër “punëtorëve”, kanë marrë rroga pa asnjë ditë prezencë në vendin e punës

Sipas tij, të gjithë punonjësit kanë plotësuar të gjitha të drejtat, detyrimet dhe kanë shfrytëzuar pushimin vjetor, pushim mjekësor dhe janë vlerësuar rregullisht. /Telegrafi/

 

Exit mobile version