Telegrafi

Bozhinovski: Ikja e Gruevskit, një turp për Zaevin dhe Spasovskin

Gazetari Zoran Bozhinovski, i cili një kohë u mbajt në paraburgim nga qeverisja e fundit e Gruevskit, ka folur rreth ikjes së ish-kryeministrit.

I ftuar në programin “Samo vistina” në Kanal 5, Bozhinovski thotë se ikja e Gruevskit është një turp për Zoran Zaevin dhe Oliver Spasovskin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, largimi i Gruevskit nuk është një marrëveshje, por një lëshim nga ana e Spasovskit.

Bozhinovski shprehet se njerëz nga Dibra e ndihmuan Gruevskin të deë në Shqipëri, dhe se në Maqedoni nuk ka patriotizëm por larje parash./Telegrafi/