Telegrafi

Boyle kërcënohet, policia nuk e ka identifikuar të dyshuarin

Këngëtarja e njohur skoceze, Susan Boyle, thotë se është kërcënuar disa herë nga një person gjatë ditëve të fundit.

Sensacioni i spektaklit “Britain’s Got Talent” kishte kontaktuar policinë pasi ka marrë më shumë se dhjetë thirrje nga një mashkull që e kishte kërcënuar sepse e dinte ku ajo jeton.

“Jam shumë e brengosur për shkak të thirrjeve kërcënuese – nuk kam fjetur shumë që prej se nisën. Nuk e kam idenë se kush ishte ai person ose përse më telefononte”, ka thënë Boyle për Scottish Sun, transmeton koha.net.

“Policia më bëri të ndihem më e sigurt duke më thënë se gjithçka është në rregull, por thellë brenda, jam shumë e shqetësuar”, ka shtuar ajo.

Policia është duke u marrë me rastin, por më deri tani nuk ka identifikuar ndonjë të dyshuar. /Telegrafi/