Site icon Telegrafi

“Bow Down” e “Ajo” e lënë në hije “Bongo” (Video)

Për pak ditë në skenën muzikore në vend u lansuan tri bashkëpunime të gjashtë këngëtarëve të famshëm shqiptarë.

“Bow Down” bashkoi “Mbretëreshën e Instagramit”, Encën, me Noizyn, dhe “Ajo” riktheu në skenë bashkëpunimin mes dy reperëve të “Baba Stars”, Getoar Selimit e Majkut.

Në periudhë shumë të shkurtër u lansua edhe projekti i shumë pritur me titull “Bongo”, që erdhi si bashkim i forcave të Capital T dhe Dhurata Dorës.

Edhe pse Capital T e Dhurata Dora njihen si dy këngëtarë që kanë hite të shumta dhe arrijnë disa miliona klikime në kohë të shkurtër, kjo nuk ka ndodhur me këngën e fundit.

“Bongo” që nga lansimi më 17 qershor ka 1.6 milionë klikime, për dallim nga “Ajo” që u lansua një ditë më herët, por ka dy milionë klikime më shumë. Edhe më i suksesshëm po del të jetë bashkëpunimi mes Encës e Noizyt që nga 15 qershori kur u lansua ka grumbulluar 5 milionë klikime.

Exit mobile version