Janë rritur së bashku më ‘La Masia’, por fati nuk ishte i njëjtë për të dy.
Lionel Messi vazhdoi të qëndroj te Barcelona duke shkruar historinë me klubin katalunas, ndërsa kundërshtari Alberto Botia u largua në drejtim të Sporting Gijonit.
Mbrojtësi spanjoll do të jetë përsëri kundërshtar i Lionel Messit, pasi aktualisht është pjesë e Olympiacosit.
28-vjeçari ishte në fushë edhe në ndeshjen e zhvilluar në ‘Camp Nou’, ku Barcelona triumfoi me rezultat 3-1.
Botia ka folur para sfidës për Lionel Messin, pasi që të dy ishin së bashku tek të rinjtë e Barcelonës.
“Jam rritur duke e shikuar Messin çdo javë kur ai luante për të rinjtë U16 dhe U19. Isha më i ri se Messi dhe shikoja çdo ndeshje të tij pasi ishte fantastik”, u shpreh Botia.
Kapiteni i Olympiacosit nuk ka pasur fare dyshim se argjentinasi do të bëhej më i miri në botë.
“Kurrë nuk kam pasur dyshim se Messi do të bëhej më i miri në botë. Ai ishte i jashtëzakonshëm”, deklaroi Botia.
Tutje ish-anëtari i Sevillës dhe Elches ka deklaruar se të gjithë mbrojtësit e botës i bëjnë pyetje vetës se si ta ndalojnë Messin.
“Si ta ndalojmë Messin është pyetja që un ja bëjë vetës por edhe gjithë mbrojtësit e botës. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por un mendoj se është një gabim nëse fokusohemi vetëm tek Messi, ne jemi të shqetësuar për gjithë lojtarët e Barcelonës pasi secili është më i rrezikshëm se tjetri”, tha mbrojtësi spanjoll.
Krejt në fund lojtari ka folur edhe për trajnerin Ernesto Valverde i cili më parë ka drejtuar Olympiacosin.
“Valverde i la të gjithë të lumtur në Olympiacos dhe ajo që ka bërë ai është e vështirë ta përsërisë gjithkush. Të gjithë në Greqi flasin për sukseset e tij.
“Ne humbëm 3-1 në Barcelonë por mendoj se në Greqi do të jetë një tjetër ndeshje, pasi do të kemi edhe përkrahjen e tifozëve”, u shpreh Botia.
Pas tri ndeshjeve në Grupin D në Ligën e Kampionëve, Barcelona ka nëntë pikë të tubuara ndërsa Olympiacos ende nuk ka marrë asnjë pikë. /Telegrafi/