Telegrafi

Bosnja dhe Hercegovina dërgojnë ndihmë teknike në Maqedoni

Ndihmë teknike për pastrim të rrugëve dhe amvisërive, pompa me shtypje të lartë për nxjerrjen e baltës dhe automjete kundër zjarrit, do të dërgojë në Shkup Bosnja dhe Hercegovina, pas vërshimeve të cilat e kapluan Maqedoninë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pritet që në afat sa më të shkurtë të përfundohen të gjithë procedurat e nevojshme që ndihma të arrijë sa më parë deri te ato që kanë nevojë. Sarajeva dhe Shkupi janë të lidhur tradicionalisht me lidhje miqësore, të formalizuara me Marrëveshjen për bashkëpunim të nënshkruar në vitin 2007.

„Qyteti i Sarajevës nuk e harron ndihmën nga Qyteti i Shkupit i cili gjatë vërshimeve në maj të vitit 2014, dërgoi ekip zjarrfikësish gjashtë anëtarësh me automjet dhe pajisje të nevojshme“, ka thënë zëvendëskryetari Abdula Skaka.

Ai në emër të funksionarëve dhe qytetarëve të Sarajevës deri te kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe qytetarët e Shkupit ka dërguar ngushëllime të thella dhe të sinqerta./Telegrafi/