Telegrafi

Bosi i pornografisë i gatshëm të paguajë 25 mil për video të Kim me Kanye

Bosi më i madh i pornografisë në botë, pronari i kompanisë Vivid, Steve Hirsch, ka bërë pohime spektakolare në lidhje me Kim Kardashian dhe Kanye West.

Manjati amerikan dhe ai që njihet si bosi i pornografisë ka folur 10 vjet pas lansimit të videos pornografike të Kim Kardashian dhe reperit tjetër Ray J.

Sipas Hirsch, ajo video vazhdon të shkojë vetëm duke u rritur me shkarkime dhe me interesim e profit për kompaninë e tij, dhe kjo varet shumë nga lajmet që e rrethojnë Kim Kardashianin.

“Marrëveshja për të lansuar videon e Kimit ishte marrëveshja më e mirë në historinë e pornografisë. Nëse merrni në konsiderim shitjet, por edhe publicitetin e pabesueshëm që ka pasur, vërtet e them me bindje se për sukses qëndron mbi secilën video tjetër”, theksoi Hirsch.

Ai potencoi se sot do të ishte i gatshëm të paguante minimum 25 milionë dollarë për një video pornografike të Kim Kardashian dhe Kanye West.

“Një video e Kim dhe Kanye do të ishte së paku 25 milionë dollarë e vlefshme, në minimumin më të vogël të mundshëm”, potencoi Hirsch.

Ai përfundoi deklaratën e tij duke thënë se ka interesim që edhe ndonjë prej motrave të Kim Kardashian të bëjnë video pornografike, duke thënë se shuma do të varionte varësisht se cila motër do të bënte videon. /Telegrafi/