Në shumë fshatra në Shqipëri kanë mbetur vetëm prindërit e moshuar, fëmijët kanë emigruar.
Ramazan dhe Fatime Çullhaj të cilët jetojnë në fshatin Pekisht të Peqinit, thonë se dy djemtë tyre kanë emigruar para 20 vitesh.
Ata shpresojnë që pandemia të kalojë dhe të ritakohen me fëmijët e tyre.
Si pasojë e emigrimit, shumë fshatra në Shqipëri janë boshatisur dhe aty kanë mbetur vetëm të moshuarit, pasi që të rinjtë thonë se nuk kanë perspektivë.