Site icon Telegrafi

Borut Pahor: Maqedonia dhe Greqia duhet të marrin shembull nga Sllovenia dhe Kroacia

Maqedonia dhe Greqia mund të zbatojnë përvojën e Sllovenisë dhe Kroacisë në zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu deklaron kryeministri slloven, Borut Pahor, pas takimit me eurokomisionerin për zgjerim, Johannes Hahn, të mbajtur në kuadër të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së në New York.

Pahor ka deklaruar se Sllovenia është mike e Maqedonisë dhe mundohet që t’i ndihmojë, megjithatë thekson se pa përshtatje dhe pajtueshmëri nga të dyja palët, nuk mund të arrihet në një zgjidhje afatgjate.

Kryeministri slloven pret përparim në dialogun në mes të Maqedonië dhe Greqisë, në koferencën që së shpejti duhet të mbahet në Shkup, në kuadër të ”Procesit të bërdo Brionit”./Telegrafi/

Exit mobile version