Site icon Telegrafi

Borriello tregon për momentet kur ka mundur t’i bashkohet Cityt apo Realit

Sulmuesi i Cagliarit, Marco Borriello, ka treguar se gjatë karrierës ka pranuar oferta edhe nga klube, si Real Madridi e Manchester City.

Gjatë karrierës së tij, futbollisti italian ka veshur fanellat e klubeve, si Milan, Roma e Juventus, ndërsa në përgjithësi ka luajtur për 13 klube deri më tani.

Lexo po ashtu Ekipet dhe lojtarët që kanë humbur më së shumti penallti në Serie A gjatë sezonit 2016/17

“Më 31 gusht të vitit 2010, në shtëpinë time ishte agjenti im dhe i ndjeri Ernesto Bronzetti. Kishim tri telefonata në pritje: Agnelli, Rosella Sensi dhe Galliani”.

“Mund t’i bashkohesha Manchester Cityt, sepse Milani e donte Robinhon. Mund të shkoja te Real Madridit, sepse Bronzetti kishte folur me Perezin për një shkëmbim me Karim Benzeman”.

“Roma ofroi të njëjtën kontratë si Milani, ndërsa agjenti im donte që unë të huazohesha te Juve. U ngopa me të gjitha këto dhe thash do të qëndroj te Milani”.

“Galliani më paralajmëroi se nëse nuk largohesha, nuk do të përfshihesha në listën e Ligës së Kampionëve. Më pas e kuptova se do ta transferonte Zlatan Ibrahimovicin, prandaj e dija se ku do të dilte, por nuk biseduam shumë gjatë”.

“U takova me Gallianin pas disa vitesh, në një bar në Ibiza. Ai më tha se nuk ishte faji i tij, Allegri e kishte preferuar Alessandro Matrin”, ka rrëfyer Borriello. /Telegrafi/

Exit mobile version