Telegrafi

Borriello barazon rekordin e Amorusos, gjen golin me 12 skuadra në Serie A

Marco Borriello ka barazuar rekordin e Nicola Amorusos duke shënuar për 12 skuadra të ndryshme në Serie A.

35-vjeçari gjeti golin në debutimin me Spalin, duke i ndihmuar kështu skuadrës së tij në fitoren 3-2 në Udinese.

Borriello erdhi nga akademia e Milanit, por menjëherë u huazua te Empoli.

Goli i tij parë ishte në fitoren 3-1 ndaj Piacenzas në 9 mars 2003, në moshën 20-vjeçare.

Sulmuesi ka shënuar gola edhe për klubet: Reggina, Sampdoria, Treviso, Milan, Genoa, Roma, Juventus, Carpi, Atalanta, Cagliari dhe Spal.

Borriello tani ka 96 gola në Serie A në 326 paraqitje.

Ndërsa Amoruso, rekordi i të cilit është barazuar, kishte shënuar me këto skuadra: Padova, Juventus, Perugia, Napoli, Como, Modena, Messina, Reggina, Torino, Siena, Parma dhe Atalanta. /Telegrafi/