Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka folur për takimin e së hënës mes kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.
Borrell ka thënë se BE-ja iu ka dhënë palëve një propozim për ta shmangur përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.
Sipas tij, këtë propozim e ka pranuar Vuçiq, por e ka refuzuar Kurti.
“Mungesa e marrëveshjes sot nënkupton që ne duhet t’i bëjmë konkluzionet se si këto negociata po zhvillohen”, u shpreh ai.
Ai theksoi se “do t’i informojë shtetet anëtare [të BE-së], partnerët, për sjelljen e palëve dhe mosrespektimin e detyrimit ligjor ndërkombëtar”.
“Kjo vlen veçanërisht për Kosovën”, tha kryediplomati evropian./Telegrafi/