Telegrafi

Borrell: Rusia dëshiron ta izolojë Ukrainën nga deti

Josep Borrelll ka thënë se qeveria ruse nuk interesim të negociojë armëpushimin në Ukrainë, pasi ushtria e saj nuk ka arritur qëllimet ushtarake.

“Tani, Rusia nuk dëshiron të ulet dhe të negociojë çfarëdo: ajo çfarë dëshiron është të marrë territor”, tha Borrelll gjatë një interviste dhënë televizionit spanjoll TVE, transmeton Telegrafi.

“Dëshiron të rrethoj brigjet përgjatë kufirit me Moldavinë, dhe ta izolojë Ukrainën nga deti. Dëshiron të negociojë vetëm nëse fiton diçka apo ndonjë pozicion të mirë”, shtoi Borrell.

Lexo po ashtu Ushtria ukrainase shkatërron anijen ruse që transportonte tanke, mjete tjera të blinduara dhe parashutistë

Reuters raporton se Borrell ka theksuar se BE-ja dhe aleatët e saj, do të vazhdojnë të dërgojnë ndihmë ushtarake për ushtrinë ukrainase.

“Është e rëndësishme sepse për gjithçka do të vendoset në 15 ditët e ardhshme”, shtoi diplomati evropian. /Telegrafi/