Site icon Telegrafi

Borisov dhe Zaev përkujtojnë hebrenjtë e Maqedonisë të zhdukur gjatë Luftës së Dytë Botërore

Kryeministri bullgar, Boyko Borisov mori pjesë në marshin për të kujtuar deportimin e hebrenjve nga Maqedonia, përkrah Kryeministrit Zoran Zaev.

Me këtë rast, Borisov tha tse nazistët që ishin këtu kanë kryer gjëra çnjerëzore me qenjen e gjallë njerëzore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shprehu keqardhjen, duke shtuar se nuk duhet harruar asnjë jetë njeriu që është dërguar të digjet në llogore.

Duke rikujtuar 20 vitet e fundit të Ballkanit, kur kushte luftëra të përgjakshme dhe krime të tmerrshme, Borisov tha se jetët e njerëzve nuk duhet të harrohen, dhe se nuk duhet të lejojmë të përsëritet një gjë e tillë.

Sipas tij, nëse e lejojmë këtë, atëherë nuk jemi gjë tjetër veçse budallenj

Ndërsa, Zaevi tha se hebrenjtë u vranë vetëm se ekzistonin dhe për shkak të kulturës dhe traditës së tyre.

Ai shtoi se populli maqedonas është i vendosur në dënimin dhe kujtimin e deportimit të bashkëqytetarëve të tyre në Treblinkë, dhe se kjo është më shumë se sa simbolike.

Përndryshe, 7144 hebrenj nga Maqedonia janë deportuar dhe zhdukur nga nazistët, gjatë Luftës së Dytë Botërore./Telegrafi/

Exit mobile version