Telegrafi

Boris Johnson ‘provon një predhë antitank dhe hedh një granatë’ – ndërsa shikon ushtarët ukrainas duke u trajnuar nga ushtria britanike

Boris Johnson mund të shihet duke ‘provuar një predhë antitank dhe hedhur një granatë’ teksa shikon trupat ukrainase duke u trajnuar gjatë një udhëtimi në një bazë të ushtrisë britanike në North Yorkshire.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, kryeministri ishte veshur me veshje të plota kamuflazhi teksa mori pjesë në stërvitjen këtë javë, ku iu tregua se si të përdorte armët.

Johnson shkroi në Twitter: “Këtë javë vizitova trupat ukrainase që stërviteshin nga Forcat e Armatosura Britanike në North Yorkshire”.

“Britania e Bashkuar është e përkushtuar të bëjë gjithçka që mundemi për të ndihmuar Ukrainën të vazhdojë të zmbrapsë agresionin rus”.

Ai ka postuar një video ku shfaqet në veprim, duke ndjekur seancën stërvitore.

“Unë vetëm dua që ju të dini se populli i Mbretërisë së Bashkuar mbështet popullin e Ukrainës dhe ju mbështet në luftën tuaj”, tha ai në video.

“Dhe unë jam absolutisht i bindur se ju mund të fitoni dhe se do të fitoni”.

Në video, zoti Johnson shpjegon edhe se ai ka takuar disa nga 400 trupat ukrainase që po trajnohen në bazë.

Aty ai foli për “angazhimin e madh” të Mbretërisë së Bashkuar për të trajnuar forcat e armatosura të Ukrainës.

“Ne duam të trajnojmë rreth 10,000 prej tyre gjatë katër muajve të ardhshëm”, ka thënë ndër tjerash ai. /Telegrafi/