Telegrafi

Boriello barazoi rekordin e frikshëm duke shënuar gol me 12 fanella të ndryshme në Serie A, tani e do pjesëmarrjen në Kupën e Botës (Video)

Marco Boriello edhe pse 35 vjeç tani, mbetet një prej sulmuesve më interesant në Serie A.

Sezonin e shkuar ai ishte pjesë e Cagliarit, ndërsa këtë vit nënshkroi për skuadrën e SPAL që ishte kthyer në elitë pas 49 vitesh.

Ai golin e parë në karrierë e ka gjetur me fanellën e Empolit kundër Udineses.

Ky jo vetëm që ishte goli i tij i parë në Serie A, por edhe për Empolin ishte e njëjta ndjenjë.

Deri më tani Boriello ka shënuar për 12 skuadra të ndryshe gjatë karrierës së tij.

Sulmuesi i njohur ka shënuar gola për Empolin, Regginan, Sampdorian, Trevison, Milanin, Genoan, Roman, Juventusin, Carpin, Atalantan, Cagliarin dhe së fundmi për Spalin.

Sezonin më të mirë në karrierë e kishte te Genoa ku shënoi 19 gola në 35 ndeshje për t’ia dhënë mundësinë që të kalonte te Milani.

Agjenti i tij, Andrea D’Amico, është i lumtur me formën e lojtarit, duke thënë se qëllimi i tij është të luajë me Italinë në Kupën e Botës. Me fanellën e Italisë ai i ka zhvilluar shtatë ndeshje dhe nuk ka shënuar asnjëherë.

Njëjtë si Boriello ka shënuar edhe sulmuesi Nicola Amoruso, që deri dje ishte i vetmi që kishte shënuar me 12 ekipe të ndryshme në Serie A.

Lexo po ashtu Boriello nuk e harron zakonin e tij me femra, tani fillon me bukuroshen Cristina Buccino (Foto)

Amoruso shënoi për Padovan, Juventusin Perugian, Napolin, Comon, Modenan, Messinan, Regginan, Torinon, Sienan, Parman dhe Atalantan. /Telegrafi/