Telegrafi

“Borëbardha” është dueti i radhës nga 2po2 dhe Capital T

2po2 dhe Capital T në klipin e këngës "Borëbardha" (Foto: Screenshot/YouTube/2po2)

2po2 dhe Capital T kanë ardhur me një tjetër bashkëpunim. Kënga e re mban titullin “Borëbardha” dhe është publikuar me videoklip.

Siç ndodh zakonisht, dy reperët, Besnik Canolli dhe Trim Ademi, e kanë shkruar tekstin e kësaj kënge.

Muzikën e ka bërë Rzon, ndërsa miksimi dhe masterizimi është realizuar nga Lorenc Alijaj (Avaxus).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Për anën vizuale është angazhuar produksioni Imagine Films që e ka xhiruar videoklipin e kësaj kënge.

2po2 dhe Capital T kanë realizuar disa bashkëpunime në të kaluarën, të cilat janë shndërruar në hite. “Qaje”, “Posh”, “Shumë nalt”, “Ulu” e “Kujt pi kallzon”, janë disa prej tyre. /Telegrafi/