Site icon Telegrafi

Bora Zemani e ftuara e parë në sezonin e ri të emisionit të Donaldit – flet për ribashkimin dhe marrëdhënien me aktorin

Foto: Screenshot/'Më lër të flas'

Dy emrat më të përfolur muajve të fundit në media rozë janë çifti Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Moderatorja dhe aktori ishin në qendër të vëmendjes edhe gjatë periudhës së Big Brother VIP, ku Donaldi ishte ndër banorët favorit për çmimin kryesor.

Ndonëse doli i dyti, Donaldi padyshim mbetet ndër më të komentuarit dhe marrëdhënie e tij e krijuar brenda shtëpisë së famshme me këngëtaren Beatrix Ramosaj dhe më pas ndarja krijoi në zhurmë të madhe që vazhdon të marrë vëmendje.

Foto: Screenshot/’Më lër të flas’

Megjithatë, tashmë prej muajsh Donaldi ka arritur të rifitoi zemrën e ish-partneres së tij prej vitesh Bora Zemanit, dhe të dy nuk e fshehin më lidhjen e tyre.

Pas disa daljeve të përbashkëta në publik, ditën e sotme (e martë) Bora postoi imazhin e parë ku shihej përkrah Donaldit.

Foto: Screenshot/’Më lër të flas’

Ndërsa në faqen zyrtare të emisioni të vëllezërve Donald dhe Romeo Veshajt “Më lër të flas” është bërë e ditur se sezoni i dytë nisë më 1 tetor (e shtunë) dhe e ftuara e parë është pikërisht Bora dhe balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu.

Foto: Screenshot/’Më lër të flas’

Në videon promovuese të emisionit moderatorja është si e ftuar përballë vëllezërve binjakë dhe flet për dhe ribashkimin dhe marrëdhënien e saj me Donaldin.

Lexo po ashtu Bora Zemani poston foton e parë përkrah Donald Veshajt

E ndihmuar nga aktori, Bora tregon si erdhi deri tek pajtimi i tyre dhe gjithë vëmendja që morën nga takimi i tyre romantik brenda shtëpisë së BB VIP.

Ndërkohë, kujtojmë që prezantuesja brenda pak ditësh nisë rrugëtimin e saj në emisionin tjetër të Top Channel “Dancing With The Stars”. /Telegrafi/

Exit mobile version