Të reshurat e shumta të borës mbrëmë, kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në trafik.
Kolonat ishin të mëdha, ndërkaq nuk munguan as aksidentet. Kështu, sipas Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 57 aksidente dhe kanë pësuar lëndime 22 persona.
Por, disa shoferë borën e kanë përdorur si mjet zbavitjeje.
Telegrafi ju sjell më poshtë disa video që dëshmojnë këtë, e ku mund të shihni se si rrëshqitjet janë bërë jo me ski e saja, po me vetura. /Telegrafi/