Telegrafi

Bora ‘e prerë’ në përgjigjen lidhur me shtatzëninë, pyetet edhe nëse do të luajë në një film të përbashkët me Donaldin

(Foto: Instagram/borazemani)

Bora Zemani vazhdon të jetë mjaft e përfolur, ndërsa një hapësirë të veçantë në këtë zë lidhja e saj me Donald Veshajn.

Kohët e fundit ka pasur spekulime se moderatorja, e cila është nënë e një djali, është shtatzënë.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram të titulluar “Bëjmë pushim aktiv sot! Çik muhabet”, nuk ka munguar një pyetje lidhur me këto thashetheme, porse përgjigja e bukuroshes ishte e prerë.

(Foto: Instagram/borazemani)

Pyetja: A je me të vërtetë shtatzënë?

Bora: Joooo…

(Foto: Instagram/borazemani)

Një tjetër pyetje në lidhje me çiftin ka pasur të bëjë edhe për aspektin profesional dhe bashkëpunimin eventual të tyre në të ardhmen.


Pyetja: A është e vërtetë se do ju shohim bashkë në një film me Donaldin?

Bora: Sa shumë pyetje për këtë! Po ju pyes njëherë… a do të donit të na shihnit në një film bashkë?

(Foto: Instagram/borazemani)

Kur është pyetur se për çfarë ndihet më së shumti krenare, ajo e ka shpërndarë një imazh me djalin e saj. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/borazemani)