Bora Zemani vazhdon të jetë mjaft e përfolur, ndërsa një hapësirë të veçantë në këtë zë lidhja e saj me Donald Veshajn.
Kohët e fundit ka pasur spekulime se moderatorja, e cila është nënë e një djali, është shtatzënë.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram të titulluar “Bëjmë pushim aktiv sot! Çik muhabet”, nuk ka munguar një pyetje lidhur me këto thashetheme, porse përgjigja e bukuroshes ishte e prerë.
Pyetja: A je me të vërtetë shtatzënë?
Bora: Joooo…
Një tjetër pyetje në lidhje me çiftin ka pasur të bëjë edhe për aspektin profesional dhe bashkëpunimin eventual të tyre në të ardhmen.
Pyetja: A është e vërtetë se do ju shohim bashkë në një film me Donaldin?
Bora: Sa shumë pyetje për këtë! Po ju pyes njëherë… a do të donit të na shihnit në një film bashkë?
Kur është pyetur se për çfarë ndihet më së shumti krenare, ajo e ka shpërndarë një imazh me djalin e saj. /Telegrafi/