Telegrafi

Bonucci zbulon idhullin e tij

Transferimi i ri i Milanit, Leonardo Bonucci, pretendon se Alessandro Nesta ishte idhulli i tij dhe arsyeja pse ai u bë mbrojtës.  

Bonucci ka dhënë një intervistë për Milan TV ku ka shpalosur shpresat e tij që të ndihmoj Rossonerët të kthejnë lavdinë e tij të mëparshme në kohën kur skuadra kishte shumë legjenda, teksa ka treguar se idhulli i tij në fëmijëri ishte ish-mbrojtësi i Milanit, Nesta.

Lexo po ashtu Bonucci: Dua të bëj histori me Milanin
https://telegrafi.com/bonucci-dua-te-bej-histori-milanin/

“Lojtarët që luajtën për Milanin kur isha fëmijë, janë legjenda për atë që kanë fituar dhe i kanë dhënë futbollit”, ka thënë fillimisht Bonucci për Milan TV.

“Pastaj, kur u bëra më i madh, Nesta u bë idhulli im dhe unë bëra mbrojtës”.

Lexo po ashtu Top 10 futbollistët mbi 30 vjeç më të kushtueshëm në botën e futbollit (Foto)

“Duke thënë këtë, ata kanë shkruar faqe të rëndësishme në historinë e futbollit dhe të këtij klubi”.

“Unë jam në fillim të karrierës sime te Milani dhe shpresoj të bëj përpjekjet e mia për ta ndihmuar këtë fanellë që të kthehet në lavdinë  e mëparshme”, përfundoi mbrojtësi italian. /Telegrafi/