Transferi i ri i Milanit, Leonardo Bonucci, është përfshirë në debatin se kush është lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi.
Në një intervistë për Milan TV, 30-vjeçari ka thënë se superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është lojtari më i mirë në botë.
“Lojtari më i mirë në botë? Cristiano Ronaldo. Ai është lojtari më i mirë ndaj të cilit kam luajtur”.
“Ai i posedon të gjitha karakteristikat e një kampioni”, ka thënë Bonucci, citon Football Italia.
Ndryshe, mbrojtësi italian bëri një lëvizje sensacionale duke u larguar nga Juventusi dhe duke iu bashkuar Milanit në këtë afat kalimtar – njëherësh duke u përfshirë në listën e gjatë të transferimeve që kanë bërë Rossonerët deri më tani. /Telegrafi/