Telegrafi

Bonucci thotë se është gati për sezonin e ri, por me fanellën e Juventusit (Foto)

Leonardo Bonucci ka publikuar një foto duke konfirmuar në njëfarë mënyre se do të qëndrojë në Juventus.

Lojtari u bë pjesë e thashethemeve ku po flitet për një kalim të tij të mundshëm te Milani.

Agjenti i italianit kishte thënë se jemi duke punuar për një shitje, ndërsa si pjesë të këtij transferimi e lidh edhe Interin.

Sot lojtari i Juves, ka publikuar një foto duke e konfirmuar që do të jetë në qëndron mjekësore J-Medical në Torino.

Ai e konfirmoi rikthimin në fushë me një foto dhe një shënim, ku shkruhej se është gati për aksion.

“Gati për t’iu rikthyer punës. Gati që të fillojmë përsëri”, ka Bonucci. /Telegrafi/